Shqipëri, një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në rrugën Peqin-Rrogozhinë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqipëri, një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në rrugën Peqin-Rrogozhinë

NULL NULL
22/09/2022

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Karinë, në Shqipëri.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40, në fshatin Karin, Peqin.

Një mjet tip “Benz” me drejtues A.T., banues në Peqin, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen “, me drejtues E.B., banues në Elbasan.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Benz”, A.T, si dhe janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen”, dhe pasagjeri i këtij mjeti P.N., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./Abcnews.al/