Shqipëri, konferenca ndërfetare mbi nevojën e dialogut dhe harmonisë NULL NULL 08.12.2023 00:50 08.12.2023 00:50 Duke vlerësuar traditën e pasur në fushën e tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare, përfaqësuesi i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Genti Kruja, theksoi gjatë konferencës ndërfetare “Hapat drejt dialogut dhe harmonisë ndërfetare”, zhvilluar sot në Shkodër, nevojën e vazhdimit të kësaj tradite, sidomos nga brezat e rinj. “Bashkëjetesa ndërfetare në Shqipëri është një realitet që faktikisht vjen nga shekujt, nga historia, nuk është diçka e re. Ne po mundohemi që, nëpërmjet edukimit dhe arsimimit, ta promovojmë këtë tek brezat e rinj duke i njohur me shembujt më të mirë të të parëve tanë në Shqipëri, të cilët na lanë këtë trashëgimi kaq të çmuar për vendin tonë”, tha ai. Për kryetarin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra, feja e vërtetë i bashkon njerëzit dhe është e hapur ndaj dialogut, ndërsa ekstremizmi fetar mund të sjellë vetëm ndarje. “Feja e vërtetë në Zotin vazhdon të jetë e hapur ndaj dialogut. Nëse drejtësia mungon nuk mund të ketë një harmoni të vërtetë, sepse ata që vuajnë padrejtësinë do të jenë gjithmonë të pakënaqur”, tha ai. Tradita e bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare, theksoi kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, është një nevojë e brendshme e shqiptarëve. “Shqipëria e ka jetike ruajtjen e kësaj trashëgimie të mrekullueshme ndër shekuj. Ndaj dhe flasim e dialogojmë bashkë, sepse ne besojmë se dallimet, diversiteti, na forcojnë më shumë. Dallimet na bëjnë më të qëndrueshëm”, th zoti Spahiu. Në konferencë folën edhe përfaqësuesit e komuniteteve të tjera fetare. Konferenca e sotme, kushtuar nevojës së dialogut dhe harmonisë ndërfetare, u organizua nga Qendra rinore “Arka” në Shkodër./voa/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti dhe Vitia vizitojnë punimet në dy klinika të QKUK-së, vlera e tyre mbi 4 milionë 15 minuta më parë