Shqipëri, këtë të enjte zyrtarizimi, finalja e Ligës së Konferencës në “Air Albania” NULL NULL 02.12.2020 22:42 02.12.2020 22:42 Për herë të parë në histori Tirana dhe Shqipëria futet në hartën e zhvillimit të aktiviteteve më të mëdha europiane të futbollit. Edicioni i parë i Ligës së Konferencës që do të startojë vitin tjetër, përkrah Champions Leagues dhe Europa League-s, do të luajë finalen e madhe në Tiranë, në “Air Albania” Stadium. Stadiumi i kryeqytetit shqiptar ishte kandidat për zhvillimin e Superkupës së Europës, së bashku me Belfastin dhe Helsinkin, por në fund u arrit një konsensus dhe si rrjedhojë “Air Albania Stadium” përfitoi finalen e këtij kompeticioni, i cili shumë shpejt do të shndërrohet në aktivitetin kryesor europian edhe për klubet shqiptare. Këtë të enjte, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pritet të zyrtarizojë “Air Albanian” si stadiumin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Konferencës në sajë të lobimit të presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cili prej mëse dy vitesh është pjesë e organit vendimmarrës të qeverisë europiane të futbollit. Zhvillimi i një finale të tillë sigurisht që përkthehet në shumë përftime për vendin jo vetëm në aspektin sportiv./supersport.al/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.