Shqipëri-Izrael, DASH paralajmëron shtetasit amerikanë: Kujdes në Elbasan NULL NULL 04/09/2018 04/09/2018 Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar shtetasit amerikanë me banim në Shqipëri që të bëjnë kujdes përpara dhe gjatë ndeshjes që Shqipëria do të luajë ndaj Izraelit, në stadiumin e Elbasanit. Në Twitter-in e DASH-it lexohet: “Një ndeshje futbolli do të luhet mes Shqipërisë dhe Izraelit në 7 shtator, ora 20:45. Edhe pse nuk jemi në dijeni për kërcënime specifike ndaj shtetasve amerikanë, i ftojmë që të kenë kujdes pranë stadiumit të Elbasanit, para dhe gjatë ndeshjes”, shkruan Top Channel. Takimi Shqipëri-Izrael është i vlefshëm për Ligën e Kombeve.
Kosova Pejë: Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e një personi 37 minuta më parë