Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqipëri: I zhdukur tash e dy ditë, policia nis kërkimin e trupit të një 30-vjeçari në Liqenin e Banjës

NULL NULL
27.06.2024 19:22

Një person dyshohet se është mbytur në Liqenin e Banjës në Gramsh të Shqipërisë.

Siç shkruan Oranews, buzë Liqenit të Banjës, në afërsi të fshatit Qerret janë gjetur disa sende që mendohet se i përkisnin 30-vjeçarit, transmeton Klankosova.tv.

Viktima rezulton i zhdukur prej dy ditësh ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikësit të cilët po kontrollojnë në zonë për të gjetur trupin e 30-vjeçarit.

Drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur edhe polumbarët të cilët po bëjnë kontroll të zonës.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.