Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqipëri: Arrestohen dy të rinj, dyshohen se e dogjën veturën e policit

NULL NULL
01.07.2024 21:00

Janë arrestuar dy persona në Shqipëri, nën dyshimin se e kanë djegur veturën e një polici.

Pronari i automjetit është oficeri i Patrullës së Përgjithshme në Lezhë, ndërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të detyrës.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mëngjesin e sotëm, dyshohet se për shkak të detyrës, i kanë djegur automjetin shtetasit R. Z., me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Lezhë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njëri nga të arrestuarit është 24-vjeçar ndërsa tjetri 22, të dy janë banorë të Lezhës, tha tutje policia shqiptare, përcjell Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.