Shqipëri: 14 mijë të huaj, në 2018-n më shumë leje qëndrimi për iranianët NULL NULL 22.08.2019 17:40 22.08.2019 17:40 Numri i shtetasve të huaj që kanë fituar lejen e qëndrimit në Shqipëri u rrit me 9.7 për qind vitin e kaluar. Instituti i Statistikave raportoi se për vitin 2018 në Shqipëri rezultonin gjithsej 14 mijë e 162 shtetas të huaj me leje qëndrimi në vendin tonë nga 12 mijë e 900 vetë që ishin në 2017-ën. Por prej nga vijnë pjesa më e madhe e të huajve që duan të marrin lejen e qëndrimit në Shqipëri? Sipas INSTAT, në total gjatë vitit të kaluar pati mbi 9 mijë aplikime nga të huajt për të marrë lejen e qëndrimit në Shqipëri. Në vendin e parë janë janë iranianët ose më saktë komuniteti muxhahedin në opozitë me regjimin e Iranit, të ardhur në Shqipëri pas një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj amerikane. Gjatë vitit të kaluar në Shqipëri aplikuan për leje qëndrimit 2223 shtetas iranian. Pas tyre në vendin e dytë, renditen italianët me 1709 aplikime për leje qëndrimi dhe në vendin e tretë vijnë kosovarët me 996 shtetas aplikime. Turqit dhe amerikanët zunë vendin e katër dhe të pestë respektivisht me 875 dhe 350 aplikime për leje qëndrimi, ndërsa pjesa e mbetur vijnë nga shtete të tjera. Sipas INSTAT, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri ka ardhur në rritje nga viti në vit, por sërish kjo kategori përbën vetëm 0.5 për qind të popullsisë rezidente në vend./top channel/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 28 minuta më parë
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 1 orë më parë