Shqipe Pantina: Veprimet e Kadri Veselit, përpjekje kozmetike – PDK do pastrohej vetëm në opozitë NULL NULL 19.06.2019 18:22 19.06.2019 18:22 Deputetja e Partisë Social Demokrate, Shqipe Pantina, ka hedhur doza kritike ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, duke i cilësuar veprimet e fundit të Kadri Veselit si kozmetikë për të mbuluar keqpërdorimet e zyrtarëve të subjektit që ai drejton. ”Ndonëse nuk më takon të komentoj në ngjarjet brenda një subjekti kundërshtar, por duke qenë se PDK edhe aktualisht gjendet në pushtet, çdo veprim është ende me interes edhe për subjektet tjera dhe për qytetarët”. ”Do doja ta besoja që është një hap i sinqertë të cilit z. Kadri Veseli do t’i shkonte në fund. Përpjekjet e tilla kozmetike, për ndryshime të tilla edhe me pretekstin për disa njerëz të përfshirë në akuza kanë ndodhur edhe më herët. Kam frikë që këta njerëz do tentohet të rehatohen në pozita të ndryshme na ambasada të ndryshme menjëherë pasi të kalojë jehona e këtij lajmi”. ”Do ta besoja këtë gjë nga Kadri Veseli nëse një veprim të tillë do ta ndërmerrte në momente të tjera, pra në momentin kur këtyre individëve iu është ngritur aktakuza, sepse zotrit Beqaj kur iu është vendosur aktakuza asgjë s’ka ndodhur”. Pantina në Info Magazine të Klan Kosovës, theksoi që një pastrim të tillë PDK do ta bënte vetëm nëse do të ishte në opozitë. ”Veprimet e tilla do të ishin të domosdoshme por kjo do t’i binte që të pakësohej PDK. Një pastrim të tillë PDK do ta bënte me të vërtetë do të dilte në opozitë. Jemi i vetmi vend që nuk po lëvizim lirshëm në Europë. Problemi është se PDK ka shtrirë rrënjët e veta të korrupsionit shumë thellë. Duhet të shohim në vazhdim se sa po zbatohet ky vendim i tyre”. ”Si PSD procesin e vettingut e kemi iniciuar si çështje, por kjo nuk është vetëm çështje e pushtetit, duhet të ketë konsensus brenda subjekteve politike por edhe tek çështjet civile. Ka lëndë që presin me vite të tëra dhe nuk përfundojnë”. ”Ka dyshime të bazuara që edhe gjykatës edhe prokurorë janë vet të përfshirë në afera korrupsioni. Ne nuk kemi njerëz që janë nën aktakuza të përfshira në afera të korrupsionit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024