Shqipe Pantina: Programi ynë garanton 100 për qind përkujdesje dhe mirëqenie për qytetarët NULL NULL 11.09.2019 19:59 11.09.2019 19:59 Koalicioni AAK-PSD në Bibliotekën Kombëtare ka bërë prezantimin e programit qeverisës për katër vjetët e ardhshme, pjesë të së cilit prezantuan edhe kandidatët për deputetë. Shqipe Pantina nga PSD-ja tregoi planin e tyre për përmirësimin e disa fushave të veçanta, njofton Klan Kosova. “Programi ynë për Kosovën 100 për qind garanton edhe përkujdesje dhe mirëqenie 100 qind për qind për Kosovës dhe për njerëzit e saj”. “Ne duhet të fillojmë me më të dashurit tanë, fëmijët. Atyre shteti duhet t’iu garantojë përkujdesje dhe edukim. Ndërtimi i çerdheve është baza që garanton që ata do të rriten të shëndetshëm. Aty duhet të fillojë përkujdesja e shtetit. Ne duhet t’i ofrojmë edhe përkujdesje shtesë edhe shëndetësore duke filluar nga çerdhet e deri te shkolla e mesme”. “Po ashtu duhet ngritje të cilësisë në arsim. Duhet të jetë cilësore shkolla fillore që nxënësit të ballafaqohen me një sërë problemesh në të ardhmen duke filluar nga organizimi i klasave, leximi dhe mënyra e nxënies së dijes. Duhet t’iu japim rëndësi informatikës dhe digjitalizimit si në shumë vende të tjera të botës të behët edhe tek ne”. “Ne jemi dëshmitarë më të mirë që kemi talente të mëdha në muzikë dhe sport. Shteti duhet t’0u japë më snhumë mundësi këtyre që të na zbardhin faqen siç po na bëjnë”. “Arsimi i lartë ka nevojë për ngritje të cilësisë dhe riorganizim. Shëndetësia po ashtu është tejet e rëndësishme. Ne dijmë se ka nevojë për ndryshime në sistemin shëndetësor. Duhet të jetë i garantuar falas, edhe për të pasurin edhe për të varfrin dhe të punojmë edhe në parandalim”. “Fuqizimi i mjekut familjar për të parandaluar sëmundjen dhe të mos vazhdojmë të paguajmë për shërim jashtë shteti. Shëndeti shtëpiak, krijimi i ekipeve mobile që do të ofrojnë kujdes shtëpiak”. “Pensionistët, tash kemi filluar reformimin e sistemit që do të garantojnë pensione të dinjitetshme që kanë kontribuar në krijimin e shteti edhe ata që kanë dhënë gjymtyrë gjatë luftës. Do të themelojmë fondin e sigurimeve sociale që të ketë fokus mbrojtjen e papunësisë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.