Shqetësuese rastet me tumor në fshikëz NULL NULL 29/05/2015 29/05/2015 Rastet e paraqitjes se karcinomave në fshikëzën urinare janë shpeshtuar gjatë viteve të fundit në Kosovë dhe konsiderohet që 2 për qind e popullatës vuajnë nga kjo sëmundje. Ka nisur punimet Kongresi i 10-të i Urologjisë, ku po marrin pjesë shumë mysafirë nga Evropa por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryetari i Shoqatës së Urologëve të Kosovës Lutfi Dervishi, ka bërë të ditur për Klan Kosovën se kongresi do të zgjasë dy ditë. Në ditën e parë të tij do të diskutohet për karcinomat e fshikëzës urinare, ndërkaq në të dytë për Urologjinë në përgjithësi, transmeton Klan Kosova. Dervishi ka thënë se paraqitja e karcinomave në fshikëzën urinare viteve të fundit është shpeshtuar në Kosovë dhe konsiderohet që 2 për qind e popullatës apo 87 persona nga 100 mijë banorë vuajnë nga kjo sëmundje. Në kongresin dy ditor pritet që të krijohet edhe Shoqata së Urologëve të Ballkanit.
Kosova Nikaj: Kurti këndej ha shtalba, këndej flet për luftë, por me rrymën nuk merret (VIDEO) 15/08/2022