Shqetësimi qeveritar: Pasuritë e sekuestruara po humbin vlerën (VIDEO) NULL NULL nga Drin Demiri 11.05.2023 20:32 nga Drin Demiri 11.05.2023 20:32 Pos gjendjes, aseteve të sekuestruara nga shteti po iu ndryshon edhe vlera. Ajo po bie dhe kjo ka shqetësuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që këtë e potencoi në tyezën për menaxhimin e këtyre pasurive. Ajo gjithashtu tha se agjencia që i menaxhon ato mund të përballet edhe me padi për shkak të humbjes së vlerës, nëse ndonjë prej tyre i kthehet personit, njofton Klan Kosova. Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport beson se këto pasuri mund të menaxhohen më suksesshëm. Ministrja Haxhiu, në këtë ngjarje u shpreh optimiste se Ligji për Byronë Shtetërore për Konfisimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të jetësohet sa më shpejt, duke kaluar testin në Gjykatën Kushtetuese. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 13/04/2023