Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shpresë për ata që vuajnë nga kollitja kronike

NULL NULL
26.02.2020 12:30

Miliona persona që vuajnë nga kollitja kronike mund t’i përmirësojnë simptomat e tyre me një trajtim të ri, sipas një studimi.

Deri në 10% të të rriturve në të gjithë botën shfaqin simptoma pa ndonjë shkak themelor të qartë.

Disa vuajnë për dekada dhe aktualisht nuk ka trajtim efektiv.

Studiuesit e Universitetit të Mançesterit thanë se një testim klinik rezultoi në një ulje të ndjeshme të simptomave tek pacientët.

Ekspertët thanë se përdorimi i ilaçit të ri, Gefapixant (MK-7264),  rezultonte në një rënie të dukshme të simptomave.

“Shumë pacientë që vuajnë nga kollitja kronike kanë kërkuar trajtim për shkak të ndikimit të rëndësishëm negativ që mund të ketë në cilësinë e tyre të jetës, por për momentin mjekët nuk janë në gjendje të ndihmojnë”.

“Studimi ynë është i pari që raporton një trajtim i cili është i sigurt dhe efektiv për një afat më të gjatë”, tha Profesori Jacky Smith nga Universiteti i Mançester, i cili drejtoi studimi.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.