Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shpresat e Kosovës në karate

NULL NULL
nga Shpend Spahija 21.11.2023 10:03

Javë më parë Kombëtarja e Kosovës në karate tek konkurrenca e femrave, arriti që ta fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Budapest të Hungarisë.

Të suksesshëm janë edhe gjeneratat e reja, që i sollën shumë medalje Kosovës nga Kampionati Ballkanik për kadetë, juniorë dhe U-21, që u zhvillua këtë fundjavë në Lubjanë të Sllovenisë.

Medaljen e argjendtë e fituan: Redona Gashi (U-21, 50 kg), Artiol Shaqiri (junior, -76 kg), Erblin Shoshi (kadet, -52 kg)  dhe Islam Selmani (U-21, -60 kg) në kumite, kurse në kata, Alma Loki (U-21).

Ndërsa medaljen e bronztë e fitoi Blerand Hyseni (kadet, +70 kg).

Këta emra, por edhe shumë karateistë të rinj që morën pjesë, janë shpresë e Kosovës për garat e mëdha në të ardhmen, pasi deri më tani i kanë sjellur vendit tonë medalje dhe çmime të shumta.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.