22:19, 10 Shkurt 2020

Diva kosovare nuk jeton më.

Tash është kohë kujtimesh për të.

Mikesha e saj, këngëtarja e famshme Shpresa Gashi, në emisionin Nd’rrimi i Natës, në Klan Kosova, u shpreh që një monografi për Pagarushën që ishte realizuar në shtator të vitit të kaluar, ishte punuar në “mënyrë të tmerrshme”.

Nexhmije Pagarusha kishte qarë me lot kur ishte publikuar monografia për të.

Ishte ndarë tejet e pakënaqur me atë se si i ishte prezantuar jeta dhe karriera.

Sipas Gashit, monografia e mbështetur edhe nga ish Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, nuk ishte e punuar si duhej dhe nuk kishte kronologji të ngjarjeve dhe fotografive.

Ajo tregon që në momentin kur Nexhmije Pagarusha kuptoi se si ishte punuar kjo monografi, filloi të qante.

“E pyeta: ‘A e ke ditur kush do e punojë monografinë?’ – asaj vetëm lotët i shkuan’”.

“Më tha: ‘Shpresë, e di!’ – dhe unë atëherë u ndala”.

“Përpos kornizës, ajo monografi ka qenë e tmerrshme”.

Sipas Shpresa Gashit, kjo monografi nuk kishte asnjë kronologji të karrierës së Pagarushës.

Ajo shton se monografia për Nexhmije Pagarushën do duhej të punohej nga persona që e kishin njohur personalisht atë.

 

Monografia “Nexhmije Pagarusha”, e autorëve Shaban Maxharraj dhe Elvira Berisha, u promovua më 21 shtator të vitit 2019.

Konkurs Pune

Lexo më shumë