22:00, 17 Qershor 2019

Qimet nën lëkurë përveç që estetikisht nuk duken mirë, ato mund të përcjellen edhe me shumë probleme pastaj siç janë shumimi i tyre dhe krijimi i puçrrave.

Por ekzistojnë disa mënyra që mund të parandalojnë këtë gjë dhe të shpëtoni njëherë e mirë nga këto qime të bezdisshme, transmeton Klan Kosova.

Përdori krem rroje

Duke mos përdorur krem të rrojës para se ti rruani qimet, mund të shkaktojë rritjen e tyre nën lëkurë. Kështu që përdorni këtë zbutës dhe nuk do keni këtë problem më.

Evitoni rrobat e ngushta

Nëse shumicën e kohës vishni rroba të ngushta, kjo gjë mund të pengojë rritjen e qimeve në rrugën e duhur. Kështu që përpiquni t’i shmangni rrobat e ngushta.

Mos i ngacmoni me piskatore

Shumica e atyre që merren me depilime e gjera që kanë të bëjnë me qimet, këshillojnë mos përdorimin e piskatores pasiqë ajo nuk i shkul tërësisht qimet por vetëm i këput në gjysmë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë