Shpërthimin në veri, Borrelli e quan “akt terrorist” dhe “sabotazh” NULL NULL 30.11.2024 16:21 30.11.2024 16:21 Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell. Foto: Arkiv Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka reaguar pas shpërthimit që ndodhi në orët e vona të së premten në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok. Borrell e ka dënuar ashpër duke e quajtur sabotazh dhe akt terrorist. “Është një akt i neveritshëm sabotimi në infrastrukturën kritike civile të Kosovës, e cila siguron ujë të pijshëm për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së Kosovës dhe është një komponent jetik i sistemit energjetik të Kosovës”, tha ai, raporton Klankosova.tv. Në komunikatën e lëshuar nga BE-ja thuhet se iu ka ofruar mbështetje autoriteteve kosovare dhe po vazhdohet edhe koordinimi i hapave të ardhshëm edhe me KFOR-in. Shefi i diplomacisë evropiane ka deklaruar se sot ka biseduar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke i shprehur solidaritetin e tij lidhur me rastin. “Ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë ata në mbarë Kosovën që janë prekur nga sulmi. Këto mesazhe solidariteti dhe mbështetje ia kam përcjellë drejtpërdrejt kryeministrit Albin Kurti pasditen e sotme”, ka thënë Borrell. Blloku evropian tha se autorët duhet të hetohen dhe të mbahen përgjegjës. “Veprimi kriminal i kryer në Zubin Potok duhet të hetohet dhe autorët të sillen para drejtësisë. Në këtë aspekt, BE-ja u bën thirrje të gjitha palëve të interesuara që të bashkëpunojnë plotësisht me autoritetet e Kosovës dhe do të vazhdojnë të ndjekin nga afër zhvillimet”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Bashkimi Evropian transmeton Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj: Mujë Krasniqi me ushtarë e shkruan me gjak një nga faqet më të lavdishme të historisë 33 minuta më parë
Kosova Sindikata e Policisë kërkon që t'u mbulohen shpenzimet policëve që u aksidentuan dje 50 minuta më parë