Shpërthimi në Bejrut: OKB paralajmëron krizë humanitare në Liban

Shpërthimi në Bejrut: OKB paralajmëron krizë humanitare në Liban

1 muaj më parë

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar një krizë humanitare në Liban pas shpërthimit shkatërrues të së martës në Bejrut.

Libani po përjetonte edhe ashtu një krizë të madhe ekonomike para eksplodimit, i cili ka të vdekur së paku 154 veta, mbi pesë mijë la të plagosur dhe mbi 300 mijë pa kulm mbi kokë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Programi Botëror i Ushqimit ka thënë se dëmet e shkaktuara në portin e Bejrutit do të ndërpresin furnizimet me ushqim dhe do të shkaktohet ngritje çmimesh.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se sistemi shëndetësor është dëmtuar seriozisht – me tri spitale që kanë mbetur jashtë funksionimi.