20:36, 26 Mars 2020

Shtëpia i shpëtoi shembjes, por jo edhe muri pranë saj.

Rrëzimi i tij në oborrin e shtëpisë së Hajriz Ibrahimit,  erdhi pas shpërthimit të një gypi të ujësjellësit në rrugën “Avdyl Ramaj’.

Ekipe të këtyre të fundit të enjten dolën në lagjen Taslixhe për ta sanuar problemin.

Por, pronari i shtëpisë thotë se kishte pritur që një gjë e tillë të ndodhë, ngase disa herë kishte bërë kërkesë për ndërrim të gypit, që sipas tij është 50 vjet i vjetër.

Edhe në Ujësjellsin Rajonal Prishtina janë të vetëdijshëm për këtë por thonë se deri tash kishin mungesë të buxhetit për të realizuar një projekt të tillë.

Kronikë nga Qëndresa Sinani.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë