Shpërthimi i Ebola-s në Kongo nuk paraqet rrezik global NULL NULL 14.04.2019 10:30 14.04.2019 10:30 Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se përhapja e Ebola-s në Republikën Demokratike të Kongos nuk është ende një emergjencë globale shëndetësore. Ky shpërthim i Ebola-s është i dyti më i madhi në histori – duke infektuar 1,206 njerëz dhe duke vrarë 764. Gjithashtu nuk po tregon asnjë shenjë se do të përfundojë së shpejti. Përpjekjet nga punonjësit shëndetësorë janë penguar nga konflikti dhe sulmet e rebelëve. Ekspertët kanë paralajmëruar se do të jetë “shumë e vështirë për ta kontrolluar përhapjen e virusit”. Shpërthimi filloi në gusht 2018 dhe vazhdon të mbetet brenda dy provincave në Republiken Demokratike të Kongos – Kivu Veriore dhe Ituri. Megjithatë, OBSH ka paralajmëruar një “rritje të numrit të incidenteve të sigurisë”, duke e bërë të vështirë monitorimin e përhapjes së virusit, vaksinimit e njerërzve dhye kontaktiit e personave që ishin në kontakt me njerëzir e prekut nga Ebola. Rastet janë rritur në javët e fundit dhe OBSH thotë se rreziku i përhapjes së virusit në vendet fqinje është “shumë i lartë”. Megjithatë, nga kjo organizatë është thënë se rreziku i përhapjes së virusit në nivel global është i ulët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Këshilla mjekësore Studim: Injeksionet kontraceptive rrisin në pesëfish rrezikun e tumoreve të trurit 47 minuta më parë