Shpërthime në Nepali, tre të vrarë NULL NULL 26.05.2019 16:07 26.05.2019 16:07 Tre vetë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën të dielën në dy shpërthime në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu, por shkaku i shpërthimeve ishte endei paqartë, tha policia. Zyrtari i policisë Shyam Lal Gyawali tha: “Ne kemi tre viktima në dy incidente të shpërthimeve, por natyra e shpërthimeve është ende nën hetim”. Një person u vra në një shpërthim brenda një shtëpie në zonën e banimit Ghattekulo në zemër të qytetit, njofton Klan Kosova. “Dëgjova një zhurmë të madhe dhe nxitova për të parë muret e një shtëpie që kishte r çarje për shkak të ndikimit të shpërthimit”, tha studentja 17-vjeçare Govinda Bhandari për Reuters në vendin e shpërthimit të parë. Shpërthimi i dytë ndodhi pranë një floktari në zonën Sukedhara në periferi të qytetit. Dy vetë u vranë në këtë shpërthim, tha policia. Pesë të lënduarit janë d1%rguar me urgjencë në spital. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.