Shpërthim tritoli në shtëpinë e babait të zyrtarit të OSHEE NULL NULL 10/09/2018 10/09/2018 Një shpërthim tritoli ka tronditur gjatë natës qytetin e Fushë-Krujës. Sipas burimeve të ABC News, në shënjestër të autorëve ka qenë banesa e Xhavit Mashës, babai i një zyrtari të OSHEE, transmeton Klan Kosova. Sasia e lëndës plasëse mësohet se u hodh në oborrin e shtëpisë dhe fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.