Shpërthim në Turqi, plagosen 6 NULL NULL 18/05/2015 18/05/2015 Të paktën 6 persona janë plagosur gjatë dy shpërthimeve të ndara që ndodhën në zyrat e partisë Popullore Demokratike, parti kjo prokurde. Eksplodimet ndodhën në selitë e këtij subjekti politik në qytetet Mersin dhe Adana. Raportohet se 6 të plagosurit ishin zyrtarë partiakë dhe punëtorë lokalë të partisë Popullore Demokratike. Ky incident ndodhi në kohën kur në Turqi po bëhen përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.