Shpërthim i ri i COVID-19 në Kinë, më i keqi pas Wuhanit NULL NULL 30.07.2021 08:57 30.07.2021 08:57 Një shpërthim i ri i COVID-19 i zbuluar për herë të parë në qytetin kinez të Nanjing është përhapur në pesë provinca dhe Pekin, derisa mediat shtetërore e cilësojnë si “shpërthimi më i keq pas Wuhanit”. Gati 200 njerëz janë infektuar që kur virusi u zbulua për herë të parë në aeroportin shumë të ngarkuar të qytetit më 20 korrik. Të gjitha fluturimet nga aeroporti i Nanjingut do të pezullohen deri më 11 gusht, ka thënë Global Times duke e cituar një burim. Zyrtarët kanë nisur testimin në të gjithë qytetin mes kritikave për “dështimin” e tyre. Të gjithë 9.3 milionë banorët e qytetit, përfshirë vizitorët, do të testohen. Zyrtarët besojnë se shpërthimi lidhet me variantin Delta i cili po përhapet shumë shpejt dhe është përhapur edhe më shumë për shkak të faktit se ka nisur në një aeroport që është shumë i ngarkuar. Megjithatë, ekspertët besojnë se ky shpërthim është akoma në fazë të hershme dhe mund të kontrollohet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kompania e menaxhimit të anijeve shpreh ngushëllime për viktimat pas shembjes së urës në Baltimore 8 minuta më parë
Kosova Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci dhe Duriqi: Autorët të sillen para drejtësisë 11 minuta më parë
Kosova Mungojnë dy të akuzuar dhe një avokat, shtyhet gjykimi për shpëlarjen e mbi 125 mijë eurove 12 minuta më parë