Shpërthim i fuqishëm tritoli në Radhimë NULL NULL 19.05.2022 07:47 19.05.2022 07:47 Një shpërthim i fuqishëm me lëndë eksplozive ka tronditur banorët e Radhimës në Vlorës në orët e para të mëngjesit. Sipas të dhënave paraprake, shpërthimi është shkaktuar nga një sasi tritoli që ishte vendosur në një lokal në zonën turistike, i njohur me emrin “Odeon 2”. Nga shpërthimi nuk raportohen persona të lënduar, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për gjetjen e autorëve të dyshuar. Mësohet se lokali ku ndodhi shpërthimi ishte marrë me qira së fundmi nga disa persona nga Elbasani./A2 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Lushtaku kujton masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë 13 minuta më parë
Kosova Haxhiu takohet me homologen e saj austriake, Kosovës i premtohet mbështetje në anëtarësimin në KiE 18 minuta më parë