14:00, 15 Korrik 2019

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në rrugën “Vaso Pasha”, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një kreperi. Mësohet se të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie që rrethuan zonën, si dhe forcat zjarrfikëse që bënë të mundur edhe neutralizimin e flakëve.

Ngjarja mësohet se ka krijuar panik tek qytetarët e shumtë që ndodheshin në atë zonë në momentin e shpërthimit, ndërsa siç mund të shihet edhe në pamjet e përcjella nga tvklan.al, dëmet janë të shumta, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë