11:54, 17 Shtator 2019

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në qendër të Kabulit në Afganistan.

Deri më tani asnjë grup nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Ne jemi duke hetuar nëse ishte një sulm vetëvrasës apo nëse një bombë magnetike ishte e bashkëngjitur në një motoçikletë”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë