Shpërthen zjarri në një vendpushim të Polonisë – katër të vdekur NULL NULL 05.12.2019 07:43 05.12.2019 07:43 Të paktën katër persona kanë humbur jetën pasi një ndërtesë trekatëshe në jug të Polinisë, u kaplua nga zjarri si pasojë e rrjedhjes së gazit. Incidenti ndodhi në një vendpushim që ndodhet në qendrën e skijimit Szczyrkm shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova. Deri më tani, trupat e tre të rriturve dhe një fëmijë janë gjetur nën gërmadha. Dyshohet se nga ky incident mund të kenë pësuar tetë viktima dhe ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar kërkimet. Rreth 100 zjarrfikës dhe 50 policë ndodhen në vendin e ngjarjes. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri thotë se s’do të heqin dorë nga Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore 30 minuta më parë
Kosova Kurti mori pjesë në ekspoziten e botimeve të huaja për Kosovën - “Kosova në gjuhët e botës” 40 minuta më parë