Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shpërthen zjarr në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, s’ka të lënduar

NULL NULL
29.06.2025 14:13
FOTO ILUSTRUESE

Në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, hapësira mes rrugëve “Wesley Clark” dhe “Ekrem Rexha” ka shpërthyer zjarr.

Fatmirësisht nga ky rast nuk është lënduar askush, derisa zjarri është lokalizuar dhe zjarrfikësit po punojnë deri në shuarjen totale të tij.

Rastin për Klankosova.tv e konfirmoi togeri Tahir Kabashi.

“Sot rreth orës 13:03 Policia e Kosovës ka pranuar informacionin se në vendin e quajtur ish-stacioni i hekurudhave (hapësira mes rrugëve Welsey Clark dhe Ekrem Rexha) ka shpërthyer një zjarr me të cilin po merren zjarrfikësit. Zjarri është i lokalizuar dhe zjarrfikësit po punojnë në shuarjen e zjarrit. Organet ligjzbatuese janë në vendin e ngjarjes. Nuk ka rrezik të përhapjes së zjarrit dhe nuk rrezik për objekte që gjenden afër saj. Ju njoftojmë se nuk ka rrezik as për jetën e njerëzve përreth”, tha Kabashi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.