Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shpërthen virusi i ri në Kinë, simptomat e ngjashme me atë të COVID-19

NULL NULL
05.01.2025 15:45
Foto ilustruese
Foto ilustruese

Pesë vjet pas shpërthimit të pandemisë vdekjeprurëse COVID-19 që shkaktoi mbi shtatë milionë vdekjen mbarë botën, Kina raportohet se po sheh një rritje të metapneumovirusit njerëzor ose HMPV – një sëmundje respiratore me simptoma të ngjashme me ato të gripit.

Kjo ka ngjallur shqetësime serioze për një tjetër krizë shëndetësore pas COVID-19, duke bërë që vendet fqinje të monitorojnë nga afër situatën, raporton The Economic Times, transmeton Klankosova.tv.

Disa raportime në media dhe postime në mediat sociale sugjerojnë se virusi po përhapet me shpejtësi marramendëse.

Madje disa pohojnë se spitalet janë duke u mbingarkuar nga njerëzit e prekur nga ky virus.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme