Shpërthen dhuna në ndeshjen futbollistike në Honduras, tre të vdekur dhe dhjetra të plagosur (VIDEO) NULL NULL 18/08/2019 18/08/2019 Tre persona janë vrarë dhe rreth dhjetë të tjerë janë plagosur në trazirat mes tifozëve të klubeve rivale të futbollit në kryeqytetin Honduran, Tegucigalpa. Dhuna shpërtheu përpara një ndeshje të planifikuar midis klubeve Motagua dhe Olimpia të shtunën në mbrëmje. Gjithçka nisi kur turmat hodhën gurë në autobusin e ekipit Motagua, duke plagosur tre lojtarë me copa xhami të thyer. Luftimet vazhduan si brenda ashtu edhe jashtë Stadiumit Kombëtar pasi zyrtarët anuluan lojën. “Tre njerëz vdiqën dhe shtatë u sulmuan dhe u qëlluan me thikë. Tre prej të rriturve të plagosur janë në gjendje kritike”, tha zëdhënësja e spitalit lokal Laura Schoenherr për agjencinë Reuters. 📍El Fútbol Club Motagua, no se presentará al partido contra Olimpia por los actos vandálicos que sufrió nuestro equipo por aficionados de la Ultra Fiel en su camino al estadio nacional, donde tenemos varios jugadores heridos por los vidrios. pic.twitter.com/p00xz36Adt — Fútbol Club Motagua (@MOTAGUAcom) August 18, 2019 📍🏥 Nuestros jugadores, Emilio Izaguirre, Roberto Moreira y Jonathan Rougier, están siendo atendidos en un centro hospitalario después del ataque vandálico a nuestro bus pic.twitter.com/8rptzSYmZk — Fútbol Club Motagua (@MOTAGUAcom) August 18, 2019 Më shumë se 10,000 njerëz ishin tashmë në stadium kur shpërtheu dhuna. >Shumë u kapën në stampedo ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për të larguar rebelët. Klubi Motaguafajësoi anëtarët e klubit tifoz Ultra-Faithful Olimpia, duke thënë “kjo duhet të sanksionohet ashpër nga autoritetet”. https://www.youtube.com/watch?v=ImtSH2MxnOc
Kosova Escobar dhe Lajçak takim veçan: BE-ja mirënjohëse për mbështetjen e ShBA-së për dialogun 18/08/2022
Kosova Sheholli: Vuçiq e ka ulur “bishtin”, e ka parë se nuk mund të ballafaqohet me NATO-n (VIDEO) 17/08/2022