Lajmet e fundit

Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një banesë në fshatin Pojan të Maliqit, duke lënë të lënduar një 74-vjeçar.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:50, në banesën e Th. K. Sipas njoftimit të Policisë, si pasojë e shpërthimit, 74-vjeçari ka pësuar djegie në fytyrë, transmeton Klankosova.tv.
Pas incidentit, i moshuari është transportuar për në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia bën me dije se 74-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.