Shpërthen bombola e gazit në Durrës, tre veta të lënduar NULL NULL 16.09.2021 23:43 16.09.2021 23:43 3 persona kanë mbetur të plagosur në zonën e Xhafzotajt në Durrës, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit Qefajet Musai i cili ka mbetur i plagur nga shpërthimi i gazit së bashku me të motrën dhe vajzën e tij. Sipas informacioneve të deritanishme kryefamiljari Qefajet Musai ka pësuar djegie të gradës së tretë, ndërkohë që dhe motra e tij është në gjendje të rëndë. Vajza 17-vjeçare është më lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Të tre të plagosurit janë transportuar në spitalin e djegie plastike në Tiranë për mjekim të specializuar, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes./A2/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti mori pjesë në ekspoziten e botimeve të huaja për Kosovën - “Kosova në gjuhët e botës” 9 minuta më parë
Kosova GJKKO u sekuestron pasuria një shtetasi nga Kosova e tjetrit nga Shqipëria, hetohen për trafikim droge 10 minuta më parë