Shpërthen bombola e gazit, 8 studentë të vdekur në Indi - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shpërthen bombola e gazit, 8 studentë të vdekur në Indi

NULL NULL
17/10/2015

Një bombolë e gazit ka shpërthyer në një restorant në Mumbai të Indisë duke i lënë të vdekur 8 persona, shumica prej të cilëve ishin studentë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Shpërthimi thotë policia, ka ndodhur në qytetin Kurla West duke shkaktuar zjarr i cili në mënyrë të shpejtë e ka kapluar ndërtesën.

7 nga të vdekurit janë studentë të Institutit të Teknologjisë Don Bosco.

Agjencia e lajmeve Associated Press ka raportuar se shkak për zjarrin është shpërthimi i cilindrit të gazit, mirëpo autoritetet vendase po thonë se shkak i shpërthimit ishte energjia elektrike.

Mumbaiii