Shpërthejnë orët elektrike të banesave në Prishtinës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shpërthejnë orët elektrike të banesave në Prishtinës

NULL NULL
16/05/2015
Orët elektrike kanë shpërthyer në orët e një ndërtese banimi në qendër të Prishtinës. Një banore në këtë ndërtesë, u shpreh se gjithçka filloi me kërcitjen e orëve elektrike dhe ngjasonin me kërcitjet në luftë.

Kanë shpërthyer sot pas mesditës orët elektrike në një ndërtesë banimi në qendër të Prishtinës, prapa Kinemasë ABC.

Shpërthimi ndodhi në katin përdhese të banesës dhe nuk ka pasur asnjë të lënduar dhe as dëme të mëdha materiale.

Policia dhe zjarrfikësit arritën në vendin e ngjarjes me kohë për të ndalur zjarrin dhe tymin.

Rrustem Uka, zëdhënës ndërrimi i Zjarrfikësve të Kosovës, tha se nuk ka pasur asnjë të lënduar dhe policia ka arritur në vendin e ngjarjes me kohë.

“Në momentin që e kemi marrë lajmin për rastin në fjalë, kemi ardhur në vendin e ngjarjes për një kohë shumë të shkurtër sepse fatmirësisht sot ka qenë fundjavë dhe komunikacioni nuk ka qenë I ngarkuar. Të lënduar nuk ka. Zjarri siç po shihet është në hyrje të ndërtesës, domethënë në orët e rrymës elektrike

Luljeta Hasani, banore në këtë ndërtesë, u shpreh se gjithçka filloi me kërcitjen e orëve elektrike, të cilat, sipas saj, ngjasonin me kërcitjet në luftë.