Lajmet e fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar pjesëmarrjen në “Marshin për Liri” që mbahet më 12 shtator në Prishtinë, duke kërkuar që ata që votuan për themelimin e Gjykatës Speciale t’i kërkojnë falje popullit të Kosovës dhe kombit shqiptar.
Njoftimi i LVV-së nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale.
Qytetarët e akuzuan partinë për përçarje dhe qëndrime kontradiktore.
Krejt këto reagime u bënë një ditë para se në Prishtinë të mbahet marshi për lirinë, në mbështetje të katërshes së UÇK-së, për të cilët verdikti final do të jepet më 16 shtator.