Shpërnguljet e ukrainasve nga vendi i tyre, më të mëdhatë që nga Lufta e Dytë Botërore NULL NULL 11.01.2023 17:25 11.01.2023 17:25 Në vitin 2022, rreth tetë nga 10 persona që kërkonin mbrojtje në Gjermani erdhën nga Ukraina si pjesë e shpërnguljes më të madh të njerëzve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, tha Ministria e Brendshme gjermane. Pas pushtimit të Rusisë në mes të shkurtit, 1,045,185 njerëz që u larguan nga Ukraina u regjistruan në Gjermani, tha ajo, duke shtuar se shumica e tyre ishin gra dhe fëmijë. “Lufta kriminale e agresionit të Putinit kundër Ukrainës ka shkaktuar lëvizjen më të madhe të shpërnguljeve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha ministrja e Brendshme e Gjermanisë Nancy Faeser. Përveç refugjatëve ukrainas, mbi 244 mijë njerëz paraqitën kërkesa për azil vitin e kaluar, 27.9 për qind më shumë se një vit më parë, shkruan Al Jazeera, përcjell Klankosova.tv Shumica e kërkesave për azil vinin nga njerëz nga Siria, të ndjekur nga shtetasit e Afganistanit, Turqisë dhe Irakut. “Në pjesë të tjera të botës, njerëzit po ikin gjithashtu nga lufta dhe terrori, gjë që reflektohet në rritjen e ndjeshme të numrit të kërkesave për azil të paraqitura në vitin 2022”, tha Faeser.
Kosova Haradinaj: Kosova synon të jetë në NATO dhe në rresht me shtetet prijëse të demokracisë në botë 2 months