16:19, 21 Gusht 2019

Nesër pritet të mbahet seanca plenare në të cilën pritet të ndodhë shërndarja e legjislaturës së gjashtë e Kuvendit të Kosovës.

Rreth kësaj ngjarje, Artan Murati nga KDI, ka sqaruar proceduralisht votimin lidhur me pikën e rendit të ditës për shpërbërjen potenciale të Kuvendit, gjë e cila nëse ndodhë, vendi shkon në zgjedhje, njofton Klan Kosova.

”Sqarim procedural për votim lidhur me shpërndarjen potenciale të legjislaturës së gjashtë, pa asnjë koment politik

Nesër pritet të votohet shpërndarja e legjislaturës së gjashtë, sipas dakordimit në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit me datën 5 gusht. Ajo që dihet është që paku 93 nënshkrime të deputetëve janë dorëzuar për të thirrur seancën e nesërme. Logjikisht, këta 93 deputetë duhet të jenë nesër në Kuvend dhe të votojnë për atë cfarë kanë nënshkruar.

Për të qenë votimi i suksesshëm, duhet që pro shpërndarjes të votojnë së paku 2/3 e deputetëve, që i bie 80 vota pro. Kjo e përcakton edhe kuorumin.

Pyetja e shpeshtë që bëhet është cka ndodhë nëse nuk votohet mocioni? Ekzistojnë dy mundësi. I pari, mund të mos votohet për shkak të mungesës së kuorimit (fizik apo në votim).

Në këtë rast aplikohen metodat tanimë të njohura: zilja, telefonatat, ri-hedhja në votim, dicka që kemi parë gjatë gjithë legjislaurës. I dyti, nëse votohet por nuk janë 80 vota pro. Në këtë rast, Rregullorja është e heshtur. Duhet referuar pastaj te neni 81.1.1. i Kushtetutës dhe 83.1.a. i Rregullores së Kuvendit, ku thuhet se Kuvendi shpërndahet nëse e brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh, prej ditës së caktimit të mandatarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës nuk mund të formohet Qeveria. Presidenti ka shtjerrur rastin e parë për mandatar, e ka edhe të dytin. Kjo do të sillte komplikime e vonesa, por eventualisht do të kryhej.

Gjithësesi, subjektet politike vec e kanë shprehur publikisht qëndrimin e tyre. Koalicionet kanë filluar të formalizohen. Po presim nesër”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë