Shpend Kursani: Pa ceremoni shtetërore për të rënët, ishin të manipuluar (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shpend Kursani: Pa ceremoni shtetërore për të rënët, ishin të manipuluar (VIDEO)

NULL NULL
22/05/2015
Shpend Kursani: Nëse të rënët nderohen, do të ishte ngacmim diplomatik. Ata nuk kanë luftuar në Kosovë dhe nuk mund të shpallen heronj të saj. Shkumbin Demaliaj: Kosova u ka borxh djemve që u vranë që t’i shpallë heronj.

Pas rënies së ish luftëtarëve të ish-UÇK-së në Kumanovë, dilema se a duhet të shpallen ata heronj apo jo është diskutuar edhe në studion e Info Magazine në Klan Kosova, ku të ftuar ishin: analisti Shpend Kursani dhe Shkumbin Demaliaj ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së.

Kursani ka thënë se kosovarët e rënë në Kumanovë nuk duhet të nderohen me ceremoni shtetërore, sepse kjo do të jepte sinjalin se Kosova qëndronte prapa tyre.

Ai ka deklaruar në Info Magazine se nderimi i tyre do të mund të prodhonte ekces ndërshtetëror.

“Nëse të rënët nderohen, do të ishte ngacmim diplomatik. Do të shihej sikur një përkrahje indirekte e Kosovës për konfliktin në Kumanovë”.

“Nëse nderohen për veprimet në Kumanovë, do te ishte sinjal që Kosova i ka dërguar atje. Shkuarja e tyre në Maqedoni ishte vullneti i tyre. Kosova nuk ju qëndron prapa”.

Mirëpo, krejt ndryshe ka deklaruar ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Shkumbin Demaliaj, transmeton Klan Kosova.

“Të rënët e Kumanovës duhet të shpallen heronj”.

“Kosova u ka shumë borxh këtyre djemve. Duhet të krijohet sa më parë një komision i cili do t’i shpallë heronj. Kosovarët nuk morën pjesë në një luftë të huaj, por në luftën për shqiptarët”.

Statusi i të rënëve në Kumanovë nuk ishte dilema e vetme e të ftuarve. Kursani dhe Demaliaj kishin mospajtime sa i përket çështjes se nëse ish luftëtarët e UÇK-së ishin manipuluar ose jo.

“Luftëtarët në Kumanovë ishin të manipuluar”, ka konstatuar Kursani.

Ndërkaq Demaliaj ka konsideruar se diçka tjetër i shtyu ata të luftojnë në Kumanovë.

“Duke i njohur për nga afër Beg Rizajn, Mirsad Ndrecajn dhe Xhafë Zymberin, ata nuk kanë mundur të manipulohen”.

“Dashuria e tyre ndaj atdheut i bëri të shkojnë atje, e jo ndonjë forcë manipuluese”.

klankosova.tv