Shpend Ahmeti: Vetëvendosja m’qitke në TV veç kur situata ishte keq NULL NULL 02.08.2021 23:50 02.08.2021 23:50 Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka rrëfyer përvoja të tij sa ishte pjesë e Vetëvendosjes. Ai ka thënë se kur ndodhte që Vetëvendosja shkaktonte situata të rënda ai ishte i zgjedhuri që do ta dërgonin në emisione televizive. Ahmeti tha se ka mbrojtur tema që s’i ka besuar aspak. “Unë kam dalë dhe kam mbrojtur tema për VV-në që aspak s’u besoj, por je grup, nënkryetar dhe kur ka vendosë shumica e kryesisë unë dal me mbrojt atë qëndrim”. Ai ka përmendur edhe incidentin me ish-ambasadoren amerikane Tracey Ann Jacobson e cila ishte lënduar fizikisht nga protestuesit e Vetëvendosjes. “Kur kanë qenë periudhat më të vështira dhe kjo ka qenë prej gjërave që më kanë pengu më së shumti në Vetëvendosje është që kur ka qenë më së keqi më kanë qitë mua në televizor. Ndoshta me zbutë pak, t’u keshë…Shpendi t’u folë. Pra, kur ka ndodhë incidenti me ambasadoren amerikane kërkush nuk ka dashtë me dalë në TV. Jam dalë unë edhe e kam mbrojtë qëndrime të pambrojtshme, po them”. “Unë kurrë s’kam deviju prej vijës. Ma shumë ka deviju Glauku e plot të tjerë”, ka thënë ai në T7. Ahmeti ka treguar edhe një rast kur me rastin e vdekjes së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi ishte diskutuar me orë të tëra në Vetëvendosje nëse duhet shkuar për homazhe apo jo. “Është folë tre-katër orë edhe kur ka vdekë Bajram Rexhepi, a me shku në homazhe a jo. Po shkoj more qysh mos me shku”, ka thënë Ahmeti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë