Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shpend Ahmeti: Shkolla e muzikës dhe Sunny Hill Academy në Pallatin e Rinisë

NULL NULL
02.08.2019 12:45
“Ajo që kemi diskutuar me Dukagjin Lipën për disa vite, tani po bëhet realitet. Tani kam kënaqësinë që ta nënshkruajë një marrëveshje, ku Sunny Hill Founation do të investojë së bashku me Komunën e Prishtinës, 150 mijë euro në rregullimin e hapësirave që po e quajmë Sunny Hill Academy".

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë një konferencë të përbashkët me Dukagjin dhe Dia Lipën, ka bërë të ditur se shkolla e muzikës “Prenk Jakova” dhe “Sunny Hill Foundation Music & Art Center” do të vendosen brenda hapësirës së Pallatit të Rinisë.

Ahmeti ka thënë se Komuna e Prishtinës së bashku me Sunny Hill Foundation do të investojnë 150 mijë euro për realizimin e projektit Sunny Hill Academy, njofton Klan Kosova.

“Unë si Kryetar i Komunës vazhdoj t’i falënderoj të gjitha ata që e promovojnë qytetin tonë. Kam thënë që Dua Lipa është ndoshta ambasadori më i mirë i Prishtinës dhe i Kosovës nëpër botë sot. Më kujtohet gjatë një inteviste për CNN kur Dua u pyet ta zgjedhë Londrën apo Prishtinën dhe Dua e zgjodhi këtë të fundit”.

“Shumë njerëz tani për shkak të Festivalit Sunny Hill pyesin se ku është kjo Prishtina në të cilën po vijnë të gjithë këta artistë të njohur për të kënduar dhe natyrisht se meritat iu shkojnë organizatorëve të këtij festivali”.

“Mbrëmë e pashë një postim të dikujt që kishte hyrë në booking.com për t’i shikuar dhomat e hoteleve se sa janë të lira, dhe aty shihej se 90 për-qind e dhomave ishin të zëna për shkak të këtij festivali treditorë. Mendoj se është një lajm i mirë”.

“Ajo që kemi diskutuar me Dukagjin Lipën për disa vite, tani po bëhet realitet. Tani kam kënaqësinë që ta nënshkruajë  një marrëveshje, ku Sunny Hill Founation do të investojë së bashku me Komunën e Prishtinës, 150 mijë euro në rregullimin e hapësirave që po e quajmë Sunny Hill Academy”.

“Aty do të ketë studio të ushtrimeve, studio incizuese, instrumente për të ushtruar talentet e Kosovës dhe kam kënaqësinë të ju njoftoj se pjesën ku ka qenë e vendosur ‘American School of Kosova’ do ta japim në shfrytëzim për shkollën e muzikës ‘Prenk Jakova’ e cila do të bartet komplet në atë pjesë dhe po ashtu një pjesë do të jetë e dhënë për studiot e Sunny Hill Academy”.

“Ne vetëm kemi filluar diskutimet për projektin dhe nëpërmjet tij do t’i zgjidhim disa probleme me një gur sepse kemi gjetur shtëpi edhe për shkollën e muzikës edhe për Sunny Hill Academy”.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj konference, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Prishtina do të bëhet me Sunny Hill Academy

klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.