Shpend Ahmeti shkarkon dy drejtorë të Vetëvendosjes NULL NULL 07.11.2018 21:57 07.11.2018 21:57 Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shkarkuar nga pozita e drejtorit të shëndetësisë Arben Vitinë dhe Nora Kelmendin nga Drejtoria e Kadastrit, të dy anëtarë të lëvizjes Vetëvendosje, njofton Klan Kosova. Këtë për Klan Kosoven e ka konfirmuar vetë i pari i kryeqytetit Shpend Ahmeti. ‘Relacioni PSD-VV nuk mund të vazhdojë pa marrëveshje e kjo po shkakton edhe telashe në qeverisje me ose pa dashje. Derën e kanë hapur por jo kështu, tha Ahmeti. Ndërsa Yll Rugova, Drejtor i Kulturës nuk është shkarkuar por ai përmes një statusi në Facebook tha se do të bisedoje me partinë për të marrë një qëndrim nëse do të vazhdojë të jetë ende Drejtor në komunë të udhëhequr nga Ahmeti. Rugova shtoi se ka pak gjasa të vazhdojë më tutje punën në komunë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 3 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë