22:04, 9 Korrik 2020

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se drejtori i IKSHPK-së dhe profesionistët shëndetësorë nuk duhet të marrin përgjegjësi politike.

“Naser Ramadani i IKSHPK-së merr përgjegjësi politike. Ne duhet ta lirojmë profesorin nga përgjegjësia politike. Kjo qeveri, ashtu sikur ajo e kaluara, po shkon te IKSHPK-ja tërë kohën se si t’ia bëjmë për numra dhe si të mos dalim keq. Këto janë gjëra që për një mjek nuk do të duhej të ishin brengë. Ai e jep mendimin e tij si mjek, derisa vendimin politik e marrin politikanët”.

“Në IKSHPK kemi gjithë ata profesionistë, ashtu si edhe në Klinikën Infektive, që duhet të na tregojnë aspektin shëndetësor dhe t’i lirojmë nga përgjegjësia politike. Vendimet i marrin ne”.

Ahmeti në RubikonKlan Kosovës ka thënë se situata me pandeminë në Kosovës është e rëndë, por akoma e menaxhueshme nëse ka strategji me skenare që e mbajnë situatën në kontroll.

Ai ka insistuar se laboratorëve privatë dhe institucioneve shëndetësore që i kanë kapacitetet e duhura duhet t’iu lejohen testimet.

“I kemi porositur 20,000 teste serologjike. Në Prishtinë janë 8000 teste në terminal doganor që po presin për lejen e qeverisë që me i marrë Komuna e Prishtinës për testim. Nuk e di cila është frika sot për të lejuar testime në laboratore private apo institucione të tjera”.

 

 

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë