Shpejt zbret TVSH-ja për rrymën NULL NULL 08.05.2015 12:07 08.05.2015 12:07 Avdullah Hoti: Shpejt do të vjen ligji për TVSH që zbret ngarkesën në çmimin e energjisë elektrike nga 16 ne 8 %. Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se së shpejti, TVSH-ja mbi rrymën do të zbret përgjysmë. “Në Kuvend dhe komision shpejt do të vjen ligji për TVSH që zbret ngarkesën në çmimin e energjisë elektrike nga 16 ne 8 %”, ka thënë Hoti në seancën e sotme parlametare, ku po debatohet lidhur me Peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të Energjisë Elektrike. “Unë kam marr pjesë në punimet e komisionit. Gjithashtu jemi duke përpiluar edhe skemat sociale për njerëzit në nevojë dhe vazhdimin e përkrahjes për këto familje.Ne do të kujdesimi në mbikëqyrjen dhe rishikimin e vendosjes së tarifave të energjisë elektrike”, tha Hoti.