
Trajneri i Toronto Raptors, Dwane Casey, është shkarkuar nga ky post, dy ditë pasi që ishte shpallur trajneri më i mirë i vitit në NBA.
Shkarkimi i tij erdhi katër ditë pasi që Raptors u fshinë 4:0 në playoff nga Cleveland Cavaliers, që udhëhiqeshin nga LeBron James.
Playoffi ishte dëshpërues për kanadezët, pasi që Toronto në stinorin e rregullt pati bilancin më të mirë në histori të vet, prej 59 fitoresh e 23 humbjesh.
Sipas ESPN, presidenti i Raptors, Masai Ujiri, ka thënë se ka shpenzuar “pafundësisht orë” duke e vlerësuar ekipin dhe duke e lëvduar Casey-n pak orë pas shkarkimit.