Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në disa pjesë të kufirit Letoni-Rusi NULL NULL 28.09.2022 00:44 28.09.2022 00:44 Qeveria e Letonisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në tre zona përgjatë kufirit, për shkak të fluksit të rusëve që përpiqen të largohen nga vendi i tyre. Letonia tani do të jetë në gjendje të rrisë operacionet e saj në kufi, sipas transmetuesit shtetëror të vendit. Ministria e Brendshme tha se situata në kufi mund të ndryshojë “me shpejtësi” dhe më shumë njerëz mund të përpiqen të kalojnë ilegalisht, shkruan Skynews, përcjell Klankosova.tv Urdhri i emergjencës do të jetë në fuqi në Aluksne, Balvi dhe Ludza dhe në të gjitha pikat e kalimit kufitar në porte, aeroporte, fusha ajrore dhe hekurudha. Qeveria e Letonisë ka thënë se nuk do të pranojë burra rusë që ikin nga mobilizimi i pjesshëm i vendit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ministri italian i Mbrojtjes mbërrin në Kosovë, ambasada jep detaje për agjendën e tij 9 minuta më parë