Shpallen në kërkim dy kosovarë në Angli, dyshohet se vranë një 27-vjeçar nga Shqipëria NULL NULL 20.05.2020 10:31 20.05.2020 10:31 Jeton Krasniqi dhe Mirsad Brahimi, janë shpallur në kërkim nga policia britanike. Ata janë të dyshuar për vrasjen e shqiptarit, Grineo Daka. Ngjarja ka ndodhur rreth një vit më parë. 27-vjeçari nga Shqipëria është vrarë në korrikun e vitit të kaluar në një klub nate në orët e para të mëngjesit, shkruan Islington Gazzete përcjell Klan Kosova. Të dy kosovarët banojnë në veriun e Londrës janë shpallur në kërkim. Për kapjen e 26-vjeçarit dhe 33-vjeçarit policia ofron shpërblim prej 20 mijë funtesh, kusdo që jep ndonjë informacion për ata. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.