Shpallen konkurrentët për Festivalin e RTSH-së NULL NULL 17.10.2015 20:27 17.10.2015 20:27 30 krijime nga 50 të paraqitura janë përzgjedhur për të marrë pjesë në edicionin e 54 të Festivalit të muzikës së Fundvitit që organizohet nga Radio Televizioni Publik Shqiptar, transmeton Klan Kosova. Ngjarja muzikore ku këndohet dhe transmetohet live, këtë vit bëhet nën drejtimin artistik të kantautorit dhe muzikantit Elton Deda. Eneda Tarifa, Kozma Dushi, Evans Rama, Luiz Ejlli, Voltan Prodani, Grupi Simbol janë disa prej emrave të njohur që do të këndojnë këtë fundvit në Pallatin e Kongreseve. Në edicionin e 54 të Festivalit të Këngës në RTSH nuk do të mungojnë edhe fanatikët e viteve të fundit, të cilët sigurisht pretendojnë që ky festival të jetë si trampolinë për në Eurosng. Çmimin e madh që mund t’i shpjerë këtë vit në “Ericsson Globe” të Stokolmit e pretendojnë Kristi Popa, Entela Zhula dhe Niku, Erga Halilaj, Grupi Revolt Klan, Teuta Kurti, Flaka Krelani, Klajdi Musabelliu, Klodjan Kaçini dhe Rezarta Smaja, Florent Abrashi, Sigi Bastri, Lindi Islami, Jozefina Simoni, Renis Gjoka, dhe Adrian Lulgjuraj. Edicioni i 53-të i festivalit në RTSH u fitua nga këngëtarja Elhaida Dani, e cila e përfaqësoi Shqipërinë në Eurosong me këngën “I’m Alive”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Vdes Louis Gossett Jr, i pari me ngjyrë që fitoi një “Oscar” për aktorin dytësor 42 minuta më parë