Shpallen fituesit e gjysmëmaratonës NULL NULL 10/05/2015 10/05/2015 Sot, në Prishtinë, nën organizimin e Federatës së Atletikës së Kosovës, është mbajtur edicioni i 15-të i Gjysmëmaratonës Ndërkombëtare, “Prishtina 2015”. Në maratonë morën pjesë 1 mijë e 200 garues nga shumë shtete të botës, në një shteg prej 21 kilometrash. Fitues të gjymëmaratonës janë sportistët nga Kenia, të cilët zunë tri vendet e para në të dy gjinitë, ndërkohë që suksesin më të madh nga përfaqësuesit e Kosovës e arritën: Suad Kryeziu e Luljeta Shala. Zëvendësministri Rexhep Hoti ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në gjysmëmaratonë si dhe ka vlerësuar numrin e madh të vrapuesve dhe organizimin e kësaj ngjarjeje duke theksuar se gjysmëmaratona është një promovim jo vetëm për sportin por edhe për vendin tonë në përgjithësi
Uncategorized Një fustan, tetë dasma: Nuset në këtë familje e veshën të njëjtin fustan nusërie për 72 vjet 16/08/2022
Kosova Seferi: Telefonata e Chollet bërë Vuçiqit, shtytje për marrëveshje pa thellim të krizës (VIDEO) 16/08/2022