“Shoshitet” kryeinspektori policor (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Shoshitet” kryeinspektori policor (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 28.03.2023 20:05
ipk Inspektorati i Policisë së Kosovës

Prangosja e 50 zyrtarëve përnjëherë nga policia kufitare në Gjakovë, ishte kryeaksioni.

Për këtë dhe veprimet tjera të Inspektoratit të Policisë së Kosovës, i njoftoi deputetët të martën drejtori i këtij organi Kushtrim Hodaj. Këtu shtoi se kanë administruar 1697 ankesa, 1/3 e të cilave i kanë orientuar për hetim penal, raporton Klan Kosova.

Nga kryetari i Komisionit për Siguri, Hodaj u pyet për një konkurs për rekrutimin e pjesëtarëve për mbrojtje të afërt. Shqetësim të ngjashëm ngriti edhe një tjetër opozitar.

Por kryeinspektori mohoi ndikimet politike, teksa tha se vetëm kushtet e kërkuara janë shtuar. Nga raportimi u bë e ditur se po hetohen policë nga të gjitha nivelet e Policisë. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS