Lajmet e fundit
Dje në Monaco u hodh shorti për fazën e ligës së UEFA Champions League për sezonin 2026/27, me 36 skuadrat pjesëmarrëse që kanë mësuar kundërshtarët e tyre në rrugëtimin drejt trofeut më prestigjioz të futbollit evropian.
Tifozi i Real Madridit, Durim Kastrati në emisionin "Ora 7" në Klan Kosova tha se shorti për madrilienët nuk është aspak i lehtë duke pasur parasysh që 'mbretërit' do të ballafaqohen me skuadra si Arsenal dhe Inter.
"Mendoj që zakonisht është hedhur dyshime ose debate që Real Madridi ka gjithmonë një rrugëtim të lehtë, mirëpo nëse e shohim rrugëtimin sidomos në rastet kur e ka ftuar Ligën e Kampionëve, Real Madridi aspak nuk ka pasur fat. Kështu që mendoj që edhe kësaj radhe nuk është short as i vështirë as i lehtë, sepse do të udhëtojmë në Arsenal atje ku Real Madridi nuk ka fituar asnjëherë dhe një nga ekipet e vetme në Europë që Reali nuk ka e ka mposhtur asnjëherë është pikërisht Arsenali".
Tutje ai thotë se ky short është emocional për trajnerin portugez, Jose Mourinho i cili do të ketë përball ish-skuadrat e tij si Inter dhe Roma.
"Kështu që është një short relativisht i mirë, interesant, është më shumë do të thoja emocional sidomos për Mourinhon i cili do të takohet me ish ekipet e tij sikur që është Interi në Bernabeu dhe me Romën do të shkojë në Olimpico", shtoi ai.
Shorti, i hedhur dje ka prodhuar një sërë përballjesh të mëdha, mes tyre Arsenal - Real Madrid, PSG - Barcelona, Manchester City - PSG dhe Inter - Liverpool.